UNT përgatit maturantët për provimet e maturës

DSC_0278

Universiteti “Nënë Tereza” në mbledhjen e Këshillit të Rektoratit solli vendim për organizimin e kurseve përgatitore prej 29.05.2017 deri 09.06.2017. Ky vendim është në vazhdën e angazhimit dhe përkushtimit tonë që tu dalim në çdo kohë në ndihmë nxënësve dhe studentëve të ardhshëm.

Matematika mbetet nga disiplinat jo edhe të lehta ndaj dhe angazhimi ynë qëndron në organizimin e kurseve përgatitore për maturantët nga lënda e matematikës. UNT ka vendosur në dispozicion profesorët përkatës dhe ambientet e universitetit. Kujtojmë gjithashtu se këto kurse ofrohen falas për të gjithë të interesuarit.

UNT mbetet i angazhuar në krijimin e kushteve lehtësuese dhe ndihmesë për ata të rinj që gjenden në fazën jo edhe të lehtë, atë parapërgatitore për në auditorët e universiteteve.

DSC_0273DSC_0283

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn