Marrëveshje të reja me Universitetet e Kosovës, Gjithmonë e më afër krijimit të hapësirës unike kulturore

DSC_0655

Sot rektorët e katër Universiteteve të Kosovës Prof. Dr Ramë Vataj rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof.dr. Agron Bajraktari rektor i “Universitetit të shkencave të aplikuara” në Ferizaj, Prof. Dr. Shaban Buza rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Prof.dr Alush Metaj rektor i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë vizituan Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup , me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ndëruniversitar.

Në këtë takim u nënshkrua marrëveshje bashkëpunim mes “Universitetit të shkencave të aplikuara” në Ferizaj dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup si dhe bashkëpunim mes Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

DSC_0626

DSC_0632

Universitetet e lartpërmendura u morën vesh bashkë me Universitetet tjera në rajon të jenë partner në organizimin e konferencave të mëdha ndërkombëtare “Kah zhvillimi i qëndrueshëm” si dhe “Migrimi në Maqedoni : historiku , demografia dhe relacioni ndëretnik”. Të cilat do të mbahen në muajt tetor dhe nëntor në kuadër të 1 vjetorit të themelimit të Universitetit “ Nënë Tereza” në Shkup.

Rektorët së bashku konstatuan se bashkëpunimi ndërmjet Universiteteve është një standard i etabluar evropian i cili fuqizon ofertën akademike dhe rrit cilësinë e studimeve.
Por më tepër, bashkëpunimi mes Universiteteve shqip folëse krijon kushte për mobilitet të stafit pedagogjik dhe studentëve me çka i kontribuohet edhe frymës unike kulturore mes nesh.
DSC_0645
Rektori i UNT-së në Shkup z. Aziz Pollozhani falënderoi rektorët nga Kosova për mbështetjen që i kanë dhënë UNT-së si dhe vullneti që po tregojnë për krijimin e hapësirës unike kulturore.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn