Kryetari i BFI-së vizitoi Universitetin Nënë Tereza

20917021_1376830885699435_1138560812_n

Me datë 18 gusht, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reisul – Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi vizitoi Universitetin Nënë Tereza. Ai u prit nga rektori, Prof. Dr. Aziz Pollozhani dhe nga dekani i fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Dr. Rizvan Sulejmani.

Vizita e Reisit u realizua në kuadër të promovimit të librave të autorit Zekirija Idrizi që u organizu nga Universiteti Nënë Tereza dhe shtëpia botuese “Shkupi” në hapësirat e UNT-së. Pjesëmarrës në këtë promovim ishin gjithashtu edhe shumë shkrimtarë e kritikë letrarë që folën për veprimtarinë e autorit. Në fund të promovimit, autori shpërndau libra falas për pjesëmarrësit.

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn