Sot në hapësirat e rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u mbajt ceremonia e fillimit të vitit të ri akademik 207/18. Në këtë ceremoni, studentëve dhe stafit akademik, iu drejtua rektori Pollozhani. Duke i uruar studentët për një fillim të mbarë ai gjithashtu theksoi: “Sikurse çdo fillim që sfidon status quot e etabluara, bëhet shkak i debateve të ndryshme, ne bashkë me studentet tanë, me Ju dashamirë dhe bartës të ndjenjës se vërtetë të dhimbjes dhe krenarisë që përshkoi arsimin ynë ndër dekada, ia dolëm qe të bëjmë hapin e radhës.  Jemi sot ketu per të mirepritur e pergëzuar fillimin e ri të gjeneratës së dytë të UNT-së.”  Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e qeverisë për konsolidimin e universitetit dhe sigurimin e hapësirave të nevojshme për zhvillimin e procesit mësimorë.

Zëvendës-kryeministri Osmani, konfirmoi mbështetjen qeveritare për ndërtimin e kompleksit universitar.

I pranishëm në këtë event ishte edhe zëvendës kryeministri, z. Bujar Osmani, i cili iu drejtua studentëve me një fjalim rasti. Në fjalimin e tij, z. Osmani, konfirmoi vendimin e qeverisë për sigurimin e mbi 7 milion eurove në buxhetin e vitit 2018 për ndërtimin e kompleksit universitar “Nënë Tereza”. Mjetet me vlerë të njëjtë do vazhdojnë edhe për dy vitet plotësuese, përkatësisht 2019 dhe 2020. Ai gjithashtu u shpreh se qeveria do të ofrojë përkujdesje të veçantë për UNT-në, si institucion i sapo themeluar i arsimit të lartë. Në fund, ai studentëve ju uroi fillim të mbarë të studimeve dhe i inkurajoi ata që të arrijnë suksese sa më të larta në studime.

Njëherit, para brucoshëve të ri, u përuruan edhe dy amfiteatro dhe 5 salla për ligjerata, me çka u siguruan hapësira moderne për zhvillimin e mësimit.

DSC_0881 DSC_0904 DSC_0959 DSC_0860 DSC_0033 DSC_0939 DSC_0022 DSC_0016 DSC_0966 DSC_0979DSC_0996DSC_0990 DSC_0974

By