Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, sot nënshkruajti një memorandum bashkëpunimi me ndërmarrjen prestigjoze “Dauti Komerc”, të cilën e përfaqësonte drejtori z. Hamim Dauti. Ky memorandum hap rrugën e bashkpunimit të ndërsjelltë që do të rezultoj me hapa konkret me interes të të dy nënshkruesve, por para së gjithash në interes të studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”.

Kjo marrëvshje do të mundësojë zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit mes institucionit dhe ndërmarrjes, që konsiston në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si seminare, konferenca, workshop-punëtorive dhe të ngjajshme, realizimin e projekteve të përbashkëta nga sfera ekonomike, teknologjike dhe financiare, krijimin dhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme të të dyja institucioneve dhe forma të tjera të bashkëpunimit, që të dyja institucionet do ti përcaktojnë së bashku.

Nisur nga programet studimore dhe fushat përkatse të UNT-së, së bashku do të procedohet drejt marrveshjeve që do të mundësojnë mbështetjen e studentëve në këto programe me interes të dyanshëm, si gjatë studimeve poashtu edhe pas mbarimit, në punësim e tyre. Universiteti mbetet i hapur edhe për forma tjera bashkpunimi, që do të elaborohen në të ardhmen, në përputhje me interesin e dyanshëm.

DSC_0814

By