• Të nderuar pjesëmarrës

Jam i gëzuar që sot  ne po festojmë bashkarisht, sikurse para një viti, Ditën e bekuar të shkolles së parë shqipe ose siç e themi tradicionalisht Ditën e mësusit – 7  Marsin e vitit 1887.

Për ne shqiptarët e Maqedonisë kjo ditë ka një kuptim të veçantë sepse veç tjerash paraqet një rast sa kuptimplot po aq edhe emocional duke na dhënë shkas që të kujtojmë rrugën me plot sakrifica që kaloi afirmimi i arsimit në gjuhën shqipe.

Prandaj më lejoni që duke shprehur kënaqesinë për prezencën e Rektorit të Univerzitetit të Tiranës Prof Mynyr Koni dhe bashkëpunëtorëve të tij, që me këtë rast të kujtojmë disa nga ato që u bënë dritë në këtë rrugëtim të gjatë civilizues. E them këtë sepse për ne, si që thoshte Naimi, drita ,, na lindi , andej nga perëndon,, dhe shkëlqimi i saj nuk është venitur, dhe as do të venitet, edhe në këto kohë të shoqërisë së hapur dhe rrjedhave globalizese .

Emri i Pandeli Sotirit, Petro Nini Luarasit, Familjes Qiriazi do të kujtohet me pietet në këtë ditë, por do të kujtojmë edhe Hamdi Ohrin e Hoxhe Voglin(Said Najdeni), Mati Logorecin dhe Haxhi Zekën që hapën shkollat e para edhe në këto anë menjëherë pas asaj të Korçes.

Por momenti kur ,, ..drita hodhi gardhë,, si e kërkonte Naimi, ndodhi kur në këto anë u shpërndanë dhjetra dhe qindra mësues nga Normalja e Elbasanit në fillim të viteve të dyzeta, dhe hapën përfundimisht rrugën e ndritur dhe hodhën farën e dijes dhe emancipimit, frytet e të cilëve mund ti shohësh në çdo fazë të zhvillimit tonë këto 70 vitet e fundit ndër ne.

Prandaj i nderuari z. Rektor të nderuar Profesor të Univeristetit të Tiranës dhe miq të tjerë, ne sot jemi të lumtur që u kemi këtu që nëpërmjet jush edhe këtë përvjetor të mund të përcjellim falenderimet tona për këtë kontribut, për këtë sakrificë të këtyre mësuesve që na prunë dritën dhe na mundësuan që edhe ne sot të jemi pjesë e denjë e tërësisë të përbashkët kulturore shqiptare, të jemi në nivelin e duhur për të ndërtuar brezat e rij për përballje me sfidat e reja arsimit dhe shkencës edhe në këtë kohë dinamike të përshtatjes në kuadër të rrjedhave integruese dhe globalizuese.

Të nderuar pjesëmarrës,

Nga kjo del se sfidat e arsimit ndonëse nuk janë të njëjta, ato janë të përhershme ku çdo fazë ka kompleksitetin përkatës, por qëllimin e njëtë – të pregadisin brezat e rij për përballje më të lehtë me sfidat e kohës. Në këtë drejtim është bërë shumë, sidomos nga univeristetet tona më të vjetra si Univeristeti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës si edhe Universiteti i Shkupit.

Fillimin i Mileniumit të ri edhe shqiptarët e Maqedonisë e shënuan me një shpërthim, sado të vonuar por të shumëpritur në arsimin e lartë. Pas shumë viteve sakrificë popullore u themelua Universiteti i Tetovës, me mbështetjen bujare të komunitetit ndërkombëtar filloi me punë edhe Universiteti i Evropës Juglindore e tani pas shumë viteve dilemash dhe persiatjeve u arrit që të themelojmë edhe në Shkup, në kryeqendrën e shtetit tonë, Univeristetin ,,Nënë Terëza,,  duke vënë kështu këtë emër të madh të humanizmit, Gonxhe Bojaxhiut, në shërbim të një paradigme të re, të asaj të dijes dhe të kompetencave për një jetë më të mirë për fëmijët tanë. Në kohën që po jetojmë kjo do të mund të arrihet me më shumë punë, me më shumë përkushtim dhe më shumë bashkëpunim mes të gjithëve neve të ngarkuar më këtë mision madhor.

Njëherit, po në këtë kohë, më qartë se kurrë mund të shohim lidhshmërinë e sistemit arsimor, respektivisht varshmërinë e cikleve të studimit, të atij parauniveristar me atë univeristar, për një cilësi më të lartë në arsim.

Prandaj me rastin e ditës së mësuesit nuk është e tepërt të theksohet falenderimi për të gjithë mësuesit e ciklit parauniveristar për kontributin e tyre por njëkohësisht të theksojmjmë nevojën për mbështetjen më të fuqishme të këtij profesioni duke i bërë bartësit e tij  sa më të aftë, sa më dinjitoz materialisht, sa më të përgatitur dhe sa më afër nxënësve dhe familjeve të tyre për një ndryshim cilësor jo vetëm arsimor por edhe sociokulturor në përputhje me kohën dhe aspiratat tona si komb.

Të nderuar,

Tani më lejoni që në shënjë respekti për kontributin e dhënë në vazhdimësi, të Univeristetit të Tiranës, në ngritjen dhe konsolidimin e arsimit në përgjithësi dhe të atij të lartit në veçanti dhe tani më edhe ndaj Universitetit ,,Nënë Tereza,, në Shkup, ta ftoj të nderuarin Rektorin e Universitetit të Tiranës, Profesorin Mynyr Koni, të marrë Mirënjohjen tonë dhe tu drejtohet me disa fjalë.

DSC_0193

 

By