Të nderuar,

Në interes të informimit të saktë dhe në kohë të publikut, Universiteti shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup, plotësisht i hudh si të pasakta shpekulimet të cilat sot u plasuan në media të caktuara, për akuza të ngritura për veprime të dyshuara të paligjshme nga ana e udhëheqësisë së Universitetit.

Informatat e tilla kanë për qëllim që në mënyrë joetike dhe në bazë të pretеndimeve të pavërteta të dëmtojnë reputacionin dhe kredibilitetin e Universitetit shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup, në kohën kur fillojnë regjistrimet për vitin e ri akademik. Motivet janë të qarta, e ajo është krijimi i mosbesimit në llogari të institucioneve tjera të arsimit të lartë, të cilat do të mund të nxjerrnin përfitime eventuale nga kjo.

Universiteti shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup është themeluar me Ligj nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, e në përputhje me këtë, të gjitha organet e saj janë të zgjedhura mbi bazën e ligjit që rregullon këtë fushë. Tani më edhe studentët janë vërtetuar se në Universitetin shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup punojnë profesorë me renome dhe ekspert të fushave, të cilët ofrojnë arsim cilësor.

Duke pasur parasysh rëndësinë publike të këtij institucioni, ne me kënaqësi do të dëshmojmë para institucioneve kompetente se këto shpekulime janë plotësisht të pabaza dhe me qëllimkëqija.

 

 

Zyra për informim pran Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

By