Në hapësirat e UNT-së u nënshkruajt marrëveshja për bashkëfinancimin e Parkut teknologjik në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në mes ministrisë së Ekonomisë dhe UNT-së. Marrëveshja për bashkëfinancimin e projektit, që është masë e Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi në vitin 2018 u nënshkrua nga rektori Aziz Pollozhani dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ndihma financiare është në pajtueshmëri me thirrjen e publikuar me të cilin bashkëfinancohet projekti për parakun teknologjik në kuadër të Universiteteve në Maqedoni edhe atë 75 për qind nga mjetet e nevojshme, por jo më shumë se 1.5 milionë denarë.
Qëllimi i hapjes së parqeve teknologjike është transferimi i teknologjive, lidhja e kompanive me bashkësinë akademike dhe përgatitjen e studentëve në inkuadrimin në biznesin real, promovimi i inovacioneve, me qëllim -rritja e fuqisë ekonomike të vendit.