Ekspert të multikulturalizmit ligjëruan para studentëve të Mediave dhe Komunikimit Ndërkulturor në UNT

20181220_123047
Studentët e UNT-së të departamentit të Mediave dhe Komunikimit Ndërkulturor patën mundësi te degjojnë ligjërate nga profesoresha universitare dhe eksperte ne fushen e multikulturalizmit znj. Maja Muhiç me temë: Multikulturalizmi si sfidë e shtetit të Maqedonisë. 
20181220_122349
Profesoresha foli mbi multikulturalizmin si koncept, për etapat, praktikat nëpër shtete të ndryshme, duke e përfunduar ligjëraten me shtetin e Maqedonisë dhe ofroi disa zgjidhje të mundshme për të tejkaluar paragjykimet, etnocentrizmat dhe stereotipat e ndryshëm dhe për të vlerësuar qenien njerëzore mbi të gjitha.
E gjithë kjo teori e ligjëratës e ndërthurur me elemente praktike ju erdhi në ndihmë studentëve në përforcimin e elementeve ndërkulturore.
Biseda u ndoq me shumë vëmendje dhe në formë interaktive studentët u kyçën me pyetjet e tyre por gjithashtu edhe përvojat e ndryshme individuale dhe grupore.
Falenderojmë profesoreshën Maja Muhiç për kontributin e saj si dhe për porositë që jua dha studentëve tanë, për profesionin e tyre të mevonshëm. UNT vazhdon tju ofroje studentëve takime me ekspertë të fushave si dhe qasje në elementet praktike profesionale
20181220_135620
Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn