UNT PROMOVON TALENTËT E RINJ

arlinda 1

Ua prezantojmë studenten Arlinda Dinarica, hendbollisten e klubit ‘Bashaksport’ nga qyteti turk Mardin

 Pjesë e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, është edhe përfaqësuesja e Reprezentacionit shtetëror të Hendbollit Arlinda Dinarica.

Arlinda vijon studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, Programin Studimor ‘Sporti dhe shkencat sportive’.

Arlinda 19 vjeçe, ka filluar të merret me sportin e hendbollit që nga mosha e re 10 vjeçare, dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme për moshën që ka. Ajo tani mbron ngjyrat e klubit ‘Bashaksport’ nga qyteti turk Mardin, klub ky i cili është pjesë e Super Ligës së Republikës së Turqisë.

Fillimet e saj i ka pasur në klubin e hendbollit ‘Çair’ të Shkupit, me të cilin morri pjesë në kampionatet  shtetërorë të Maqedonisë, ndërsa talenti I saj u vërejt nga trajnerët kosovar, të cilët e angazhuan në klubin ‘Kastrioti’ të Ferizajit, ndërsa më pas edhe në Gjakovë, të cilën e përfaqësoi në Kampionatin e Hendollit në Portugali.

Pas Kosovës, Arlinda u angazhua në klubin gjerman Hunsruck.

Arlinda ishte pjesë edhe e Klubit të Hendbollit ‘Vardar’, ndërsa për momentin përpos studimeve, vazhdon karierën profesionale në Turqi.

Në pyetjen se pse ka zgjedhur UNT-në për të ndërtuar karierën akademike, ajo thotë se si edhe të rinjtë tjerë shkupjan, ka përjetuar me emocion themelimin e universitetit të pare publik në gjuhën shqipe në Shkup, dhe duke qenë se edhe ajo është shkupjane ka zgjedhur UNT-në për të zhvilluar karierën akademike. Unë jam shkupjane, dhe kudo që të shkoj, gjithmonë do të kthehem dhe do të kontriboj për Shkupin tim, thotë Arlinda.

arlinda 2

arlinda 3

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn