Në përputhje me lëndën Vlerësimi i rrezikut në vendin e punës, studentët e Fakultetit të shkencave teknike, gjegjësisht të drejtimit Inxhinieria e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe të punës, moduli Siguria dhe shëndeti në punë, të udhëhequr nga mësimdhënësit e lëndës profesoresha Monika Lutovska dhe asistentja Albina Muça, vizituan një objekt në ndërtim.
Vizita kishte për qëllim të ju mundëson studentëve në mënyrë praktike t’i shqyrtojnë rreziqet e vendeve të ndryshme të punës në ndërtimtari, që të mund të kyçen në një vlerësim real të rrezikut në vendin e punës.
Me pyetësor të përgatitur paraprakisht mbi bazat e njohurive të arritura teorike, përgjigjet e të cilët u morën nga punëtorët në vend-ndërtimin, me çka studentët i mblodhën të dhënat e nevojshme për realizimin e detyrave të tyre dhe i pasuruan njohuritë e tyre edhe nga aspekti praktik.