NË UNT U ORGANIZUA PUNËTORI MBI INTELIGJENCËN EMOCIONALE

FOTO 1....

Me iniciativë të kuvendit studentor pranë Fakultetit të Shkencave Sociale dhe me mbështetje të Departamentit “Punë & Politikë Sociale” në ambientet e objektit B të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup u realizua punëtori mbi Inteligjencën Emocionale.

Të ftuara për realizimin e kësaj punëtorie ishin dy psikologe klinike me përvojë të gjatë në fushën e këshillimit dhe psikoterapisë: znj. Nebahate Ziberi dhe znj. Majlinda Abazi.

Aktiviteti u përshëndet fillimisht nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof.Dr. Sunaj Raimi i cili vlerësoi lart mbajtjen e punëtorive të tilla duke vënë theksin mbi dobishmërinë e tyre dhe përfitimet akademike të studentëve të Fakultetit.

Ajo çfarë më së shumti e karakterizoi këtë punëtori ishte niveli i lartë i interesimit të studentëve dhe profesorëve pjesëmarrës duke e bërë tepër interaktiv aktivitetin i cili zgjati përtej parashikimeve fillestare.

Në fund, përfaqësues të Kuvendit Studentor, në shenjë falenderimi shpërndanë dhurata simbolike për panelistët.

FOTO 2.... FOTO 3 .... FOTO 4 FOTO 6.... FOTO 7 ....

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn