Shkup, 09 janar 2020 – Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani sot priti në një takim pune ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Rektori Pollozhani i shoqëruar nga Prorektorët, Kryetari i Senatit si dhe Sekretari i Përgjithshëm gjatë takimit me ministrin Nuredini nënshkruan Memorandum që ka për qëllim zgjërimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes shkëmbimit të mendimeve shkencore, profesionale, aplikative dhe praktikave në fushën e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Nënshkrimi i këtij dokumenti është rezultat i nevojës për të lidhur institucionet e tyre përmes shkëmbimit të përvojave shkencore dhe profesionale, njohurive dhe praktikave; përgatitjes së programeve të përbashkëta për aftësim shkencor-profesional dhe përsosjen e kuadrit inxhinieriko-teknik; përgatitjen e projekteve të përbashkëta, analiza dhe vlerësim në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Memorandumi gjithashtu mundëson shfrytëzimin e kushteve tekniko-profesionale, materialeve, lokaleve dhe laboratorëve si dhe pjesëmarrje në grupe pune për përgatitjen e ligjeve dhe akteve nënligjore, dokumenteve të planifikimit dhe llojeve të tjera të dokumenteve në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

Rektori Pollozhani njoftoi Ministrin Nuredini për drejtimet e fakulteteve ku me theks veçant i ceku drejtimet për mbrojtje të ambientit ku UNT është e fokusuar më shumë në kuadrot deficitare, siç janë ato natyrore, aplikative, teknike dhe lobaratorike.

Ministri Nuredini dhe rektori Pollozhani shprehën gadishmërinë për bashkëpunim në fusha të ndryshme mes dy institucioneve përmes IPA fondeve, angazhime në kohë të reduktuar në institutet ekologjike si dhe angazhime të shkollës verore për studentët si dhe stafin akademik në mbështetje të projekteve të ndryshme agrokulturore.

DSC_0434

DSC_0445

DSC_0449

DSC_0411

DSC_0414

DSC_0430

 

By