MBROHET MAGJISTRATURA E PARË NË UNIVERSITETIN ‘NËNË TEREZA’ NË SHKUP

фото 3 мастер
Shkup, 22 janar 2020 Sot në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, kandidati për magjistër në drejtimin ‘Inxhinieri ekonomike dhe menaxhment’, Onur Bekiri, me sukses mbrojti temën e parë të magjistraturës në këtë fakultet, që njëherit paraqet edhe temën e parë të magjistraturës së mbrojtur në UNT.

Punimi i magjistraturës së kandidatit Onur Bekiri titullohet: “Analizë e strategjive të implementuara në krijimin dhe zhvillimin e produktit të ri nga kompanitë prodhuese në Maqedoninë e Veriut”.

Krijimi dhe zhvillimi i suksesshëm i produktit të ri është një gurthemel kryesor i suksesit të firmës. Në kohët e sotshme kur kemi një sasi dërmuese të produkteve të reja, është e rëndësishme të hulumtohet se cila është strategjia kyçe për suksesin e këtyre produkteve. 
 
Në këtë punim, objektivI kryesorë është hulumtimi dhe nxjerja e rezultateve se cilat janë strategjitë të cilat kompanitë në Maqedoninë e Veriut i zbatojnë për krijimin dhe zhvillimin e plasimit të produkteve të reja.

Komisioni i vlerësimit të këtij punimi të magjistraturës ishte në përbërje të profesorëve të FSHT-së: Doc.Dr. Bukurije Imeri Jusufi – kryetare, Doc. Dr. Neritan Turkeshi, si dhe Prof.Asoc.Dr. Agim Mamuti – mentor.
Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn