Në hapësirat e Qendrës së kontrollit teknik ‘VIA’ në Shkup, dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike, pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof. Asoc. Dr. Agim Mamuti i shoqëruar nga prodekanet Doc. Dr. Olivera Petrovska dhe Doc. Dr. Teuta Jusufi-Zenku, si dhe ligjëruesi Mr. Zekiria Zekiri, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me drejtorin gjeneral të kësaj qendre z. Xhemali Nuishi.

Në bazë të këtij memorandumi, parashihet që studentët e drejtimeve vijuese në FSHT: Inxhinieri transporti dhe komunikacioni, Inxhinieri makinerike dhe menaxhment, si dhe ata të Mekatronikës, por jo vetëm këto, të mund të realizojnë punën praktike si pjesë e plan-programeve mësimore në hapësirat e kësaj qendre.

222

3333

By