Pedagogë dhe studentë të UNT-së morrën pjesë në debatin për të rinjë “Edukimi – alfabetizmi mediatik”, që u zhvillua në Shkollën e mesme ‘Zef Lush Marku’’ në Shkup , si pjesë e projektit “Fuqizimi i qëndrueshmërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm të komuniteteve lokale në Maqedoni” mbështetur nga Ambasada Britanike dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup, dhe i realizuar nga organizata ‘Centre for Common Ground’ .
Qëllimi i debatit, ku morrën pjesë studentë të Universitetit “Nënë Tereza” dhe nxënës të Gjimnazit “Zef Lush Marku” nga Shkupi ishte mbrojtja e nxënësve dhe studentëve nga manipulimet e disa mediave, dhe nga lajmet e rreme që vazhdimisht publikohen dhe kanë për qëllim defokusimin e tyre.
Projekti ka për synim të mbështesë Strategjinë Kombëtare dhe Planin Aksional për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet aktorëve lokal duke përfshirë drejtuesit civil, fetar dhe të rinjëve dhe autoritetet lokale – qendrore për çështjet e Parandalimit dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm duke krijuar Ekipet e Veprimit në Komunitetit brenda tri pilot-komunave Çair, Gostivar dhe Kërçovë.
Studentët e UNT-së, të drejtuar nga profesoreshat Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe Elizabeta Bajrami Ollogu, dhanë qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre se si duhet të rinjtë të mbrohen nga lajmet e rreme. Në event morrën pjesë pëfaqësues të Ambasadës Britanike dhe Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shkup, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si dhe profesorë të shumtë.
Profesoresha Elizabeta Bajrami Ollogu gjatë fjalës së saj u përqëndrua në tre arsye pse edukimi mediatik duhet të jetë pjesë e kurrikulave shkollore, duke arsyetuar se i pajisë të rinjtë me shkathtësi teknike, si të aksesojnë internetin dhe mediat online, pastaj shkathtësi kritike, të kuptojnë përmbajtjen e informacionit dhe ta interpretojnë cilësinë e tij, dhe shkathtësi praktike, se si ta përdorin informacionin e marrë.