U mbajt sesioni i parë i Konferencës “Këthimi i ngjalave”

106220717_635559773979836_3328436545531482342_n

Urë lidhëse midis Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe diasporës shqiptare në SHBA

27 qershor 2020 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup filloi me realizimin e Projektit shkencor “Këthimi i ngjalave”. Sesioni i parë i Konferencës me temë: “Diaspora jonë, potenciali dhe roli i saj në rrjedhat zhvillimore dhe demokratizuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u mbajt on-line me pjesëmarrjen e një grupi të pjesëtarëve të diasporës sonë që ka arrijt suksese kulmore në jetën akademike dhe publike në SHBA dhe pedagogëve të Universitetit “Nënë Tereza“. Pjesëmarrësit nga të dyja anët e Oqeanit shkëmbyen përvojat e tyre në rrugën e zhvillimit dhe arritjeve akademike dhe profesionale dhe u dhanë propozime konkrete për mënyrën dhe formën e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.

Këmbimi i përvojave dhe mundësimi i kontributit të kësaj gjenerate të diasporës sonë, e cila tani më ka në gjirin e vet një plejadë të respektueshme të personaliteteve publike dhe shkencore ,do të ishte shumë i mirëseardhur për zhvillimin dhe konsolidimin akademik të institucioneve tona të arsimit të lartë dhe të jetës sociale. Të dy palët konkluduan se kjo do të ishte forma e duhur e komunikimit të diasporës tonë me vendlindjen në këtë fazë të zhvillimit në një ambient të globalizuar dhe me plot sfida të reja. Në këtë mënyrë do të krijohet ambient i përshtatshëm që edhe gjeneratat e reja, me vision të ri, të mbajn lidhjen me vendlindjen dhe ta pasurojnë traditën e lavdishme të bashkëpunimit tradicional të gjeneratave të deritanishme të diasporës.

Konferenca u moderua nga Rektori i UNT-së Prof.dr. Azis Pollozhani dhe nga z. Vullnet Dervishi, aktivist i diasporës në SHBA dhe mbështetës i fuqishëm i Projektit ,,Këthimi i ngjalave”. U ra dakord që pas këtij sesioni on-line të pregaditet Konferenca e planifikuar, që për arsye të kushteve që imponoi pandemia, do të realizohet në pranverën e ardhshme në Shkup.

 

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn