Shkup, 27 qershor 2020 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup tani më i shtohet dhe një doktor shkencash, pasi që asistentja Arta Bekteshi nga Fakulteti i Shkencave të Informatikës pranë UNT-së, më datë 25 Qershor 2020 mbrojti me sukses desirtacionin e doktoraturës online pranë Fakultetit të gjuhëve, kulturave dhe komunikimit, në degën e Linguistikës (Sintaksë dhe Semantikë), me temë: “’Strukturat sintaksore dhe çështjet semantike të negacionit në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe – analizë kontrastive’” pranë UEJL-së.
UNT i shpreh nderin dhe kënaqësinë që si institucion i arsimit të lartë, kuadri akademik avancohet dhe merr tituj të larta akademike, si rrjedhoj e hulumtimeve dhe përkushtimit shkencor që ndërmarrin pedagogët e UNT-së.
Ngritja e kredibilitetit profesional të kuadrave të reja akademike nuk është lajm i mirë vetëm për ne, por edhe për studentët si dhe të gjithë shoqërinë në përgjithësi.
Profesoresha Arta Bekteshi me mbrojtjen e desirtacionit të doktoraturës fitoi gradën shkencore: Doktor i shkencave filologjike në lëminë e Gjuhës dhe letërsisë angleze.
I gjithë ky rrugëtim u vlerësua mjaftë lartë nga ana e pedagogëve të komisionit përkatës, si nga hulumtimi teorik po dhe empirik i saj.
Me respekt,
UNT-Shkup

By