Shkup, 14 korrik 2020 – Në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, kandidati për magjistër në drejtimin Punë sociale dhe politikë sociale, Ali Sadiku, me sukses mbrojti temën e parë të magjistraturës në këtë fakultet..
Punimi i magjistraturës së kandidatit Ali Sadiku titullohet: “KORRUPSIONI, NEPOTIZMI DHE MOBINGU NË ADMINISTRATËN E SISTEMIT TË MBROJTJES SOCIALE DHE PËRKUJDESJES SOCIALE.
Në këtë punim, objektiva kryesore është hulumtimi empirik i stereotipeve në Administratën e sistemit të mbrojtjes sociale, veç të tjerash, është një thirrje për studiuesit dhe për gjithë shoqërinë në RMV dhe më gjerë e në mënyrë të veçantë për inteligjencën e vendit, që të gjithë së bashku të luftojmë këto epidemi në mënyrë ligjore.
Komisioni i vlerësimit të këtij punimi të magjistraturës ishte në përbërje të profesorëve të Fakultetit të Shkencave Sociale:
– Prof. dr. Sunaj Raimi (kryetar);
– Prof. inord. dr. Daniel Pavlovski (anëtarë);
– Doc. dr. Argëtim Saliu (mentor).
UNT kandidatit tani më Mr. Ali Sadiku i uron suksese në karrierën e tij në fushën ku vepron dhe shëndet mbi veprimtarinë e tij jetësore.
108285078_3096444470462965_6602064589538287200_n
107956536_3096444480462964_3140180982838557579_n 108163661_3096444750462937_4752302650457460582_n 109344906_3096444167129662_5938943407025619509_n 109283375_3096444743796271_6761921418167101847_n

By