Shkup, 24.08.2020 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup filloi me regjistrimin e studentëve potencial. Edhe këtë vit vërehet interesimi i lartë, për pesë fakultetet e universitetit të vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.

UNT siç dihet, në pesë fakultetet e saj, përmban ekskluzivisht drejtime deficitare, që kërkohen në tregun e punës.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, këtë vit ka paraparë pranimin e 845 studentëve të rregullt me kuotë shtetërore, 395 studentë të rregullt me bashkëfinancim, 280 me korrespodencë, përkatësisht gjithësej 1520 vende të lira për studentët e rinjë!

Si gjeneratë e pestë të ciklit të I-rë të studimeve studentët potencial kanë mundësinë që në pesë Fakultetet në përbërje të tij, të regjistrohen edhe atë në:
👉 Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 👷‍♂
👉 Fakultetin e Shkencave Informatike 💻⌨📡
👉 Fakultetin e Shkencave Teknike 📈📊
👉 Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe 👩‍🔬
👉 Fakultetin e Shkencave Sociale 👩‍📚📸
Stafi akademik dhe administrativ është në shërbimin tuaj, jeni të mirëseardhur në tempullin e diturisë nga se e ardhmja ndërtohet tek ne.
2 3

By