Nën organizim të Fakultetit të Shkencave Sociale, pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup u realizua edhe një prezantim online për maturantët e shkollave të mesme të qytetit të Shkupit.
Gjatë prezantimit të programeve studimore të UNT-në përgjithësi dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale në veçanti, fjalë rasti kishte dekani i fakultetit, Prof. Dr. Sunaj Raimi, shefat e programeve studimore: Doc. Dr. Diturije Ismaili, Mr. sc Yllka Cemena dhe profesorët Doc. Dr. Hava Rexhepi, Doc. Dr. Argëtim Saliu, Doc. Dr. Avni Avdiu dhe Mr. sc. Arbnor Rushiti.
Maturantëve iu prezantuan të gjitha programet studimore me qëllim që ata sa më lehtë të ndërtojnë ardhmërinë e tyre duke studiuar në programet studimore që i ofron Fakulteti i Shkencave Sociale nga kryeqendra e Shkupit.