𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟎𝟒.𝟎𝟔.𝟐𝟎𝟐𝟏 Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Shoqërinë aksionare në pronësi shtetërore për kryerjen e veprimtarisë dhënie të shërbimeve të navigacionit ajror Sh. A. M-NAV Shkup.
Memorandumi i cili u nënshkrua nga Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani nga njëra anë dhe nga Kryetari i Këshillit drejtues dhe drejtor ekzekutiv në sektorin e navigacionit ajror, MSc. Fahrudin Hamidi, dhe drejtori ekzekutiv në sektorin teknik, Migjen Salmani, ka për qëllim
zhvillimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit, dhe në përputhje me interesat e përbashkëta dhe bashkëpunimit të ndërsjell të dyja institucioneve.
Nënshkruesit e këtij memorandumi u dakorduan që në kuadër të veprimtarisë së tyre primare, bashkërisht të veprojnë dhe të bashkëpunojnë në interes të realizimit të qëllimeve me interes të përbashkët.
Bashkëpunimi në mes 𝐔𝐍𝐓 dhe 𝐌-𝐍𝐀𝐕, do të realizohet përmes shkëmbimit të përvojave dhe njohurive shkencore dhe profesionale, bashkëpunimit në fushën e realizimit të programeve edukativo-arsimore dhe realizimit të punës praktike për ciklet studimore deridiplomike, postdiplomike dhe doktoraturës, përgatitja e tezave të masterit dhe doktoraturës nga studnetët e studimeve posdiplomike, në funksion të projekteve me interes për nënshkruesit e memorandumit, punim të projekteve aplikative nga aspekti i përcaktimit të detyrave të projektit, përgatitja e projekteve me kërkesë të njërit prej nënshkruesve, si dhe rishikimi i projekteve të punuara nga palët e treta.
Memorandumi gjithashtu përfshin shfrytëzimin e kushteve, materialeve, hapësirave teknike-profesionale dhe laboratorëve, si përkrahje materiale dhe profesionale nga njëra palë nënshkruese gjatë aktiviteteve të inicuara nga pala tjetër nënshkruese dhe shkëmbimin e informacioneve dhe kërkimeve shkencore, takime shkencore, projekte zhvilimore dhe projekte tjera që janë me interes të përbashkët.

By