NITA BELULI LUMA MBROJTI ME SUKSES DISERTACIONIN E DOKTORATURËS
Nita Beluli Luma ligjëruese pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në UNT, mbrojti me sukses desirtacionin e doktoraturës në fushën e Psikologjisë Klinike pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit Ndërkombëtar “Vision”.
Tema e disertacionit të pedagoges Beluli Luma është “Ndikimi i pandemisë së koronavirusit (COVID-19) në ndryshimet e stilit të jetesës dhe marrëdhëniet shoqërore si dhe efektet e tij në shëndetin mental tek popullata e rritur në Maqedoninë e Veriut”.