Shkup, 29 dhejtor 2021 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Aziz Pollozhani sot priti në një takim pune Drejtoreshën e Qendrës Informative Kulturore në Shkup (QIK), Znj. Sermine Purrini.

Rektori, Pollozhani në emër të stafit të Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup gjatë takimit ndau mirënjohje për drejtoreshën e Qendrës Informative Kulturore në Shkup, Znj. Sermine Purrini,  për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen e pakursyer dhënë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, që nga themelimi duke shndërruar të gjitha kapacitetet e QIK-ut në shërbim të aktiviteteve të universitetit.

UNT faleminderon dhe do të vlerëson të gjithë kontribuesit e ngritjes dhe avancimit të lartë mbi arsimin e lartë dhe jo vetëm.

By