Shkup, Dhjetor 2021 – Me pjesëmarrje të Presidentit të Republikës, z.Stevo Pendarovski, stafit akademik, studentëve të UNT-së, u promovua libri ‘Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen – më afër apo më larg njëra tjetrës’ e autorit Nexhmedin Spahiu.
Rektori i UNT-së Prof.Dr. Aziz Pollozhani, në fjalën e tij të rastit, uroi autorin për promovimin e librit nën organizim të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa falënderoi miqt e UNT-së dhe presidentin për pjesëmarrjen e tyre në ceremoni. Pollozhani tha se autori flet për tema aktuale në Ballkan, po bëhen aktuale edhe në Evropë dhe se vlerësimi shkencorë i një shkenctari nga Mitrovica, dhe libri do të jetë një kontribut plotësues në drejtim të kësaj zgjidhjeje.
Presidenti i Bordit të AAB-së nga Prishtina Prof. Dr. Lulzim Tafa vlerësoi vepren si përmbledhje e një pune 25 vjeçare të autorit, i cili sipas tij vlerëson se Shqipëria dhe Kosova janë duke krijuar identitete paralele dhe zhvillohet jo gjithmonë të koordinuar mes vehte.
Prof. Dr. Rizvan Sulejmani, moderator dhe recenzues i librit ‘Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen’ tha se autori ndjek trajektoren historike për të nxjerr konstatime interesante se identiteti kosovar shfaqet paralelisht me identitetin kombëtar shqiptar. Sulejmani tha se autori ndjek dhe vlerën e kongresit të unifikimit të gjuhës shqipe në vitin 1972 në Tiranë si një supremacion kulturorë të shqipërisë karshi Kosovës.
Autori i librit ‘Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen – më afër apo më larg njëra tjetrës’ Nexhmedin Spahiu tha se popujve të Ballkanit gjithmonë iu është bërë padrejtësi, Maqedonisë për 30 vite për çështjen e emrit, ndërsa Kosovës me gjenocidin serb, dhe me mosnjohjen nga Serbia dhe disa shtete të Evropës dhe botës, edhe 23 pas mbarimit të luftës. Komuniteti ndërkombëtarë, nuk qëndroi pranë të drejtit, në këtë rast Maqedonia, por të fortit Greqisë, njejtë ndodh me Kosovës, ku përkrahet Serbia si më e forte jo Kosova që ka të drejtë.