Studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike, programi studimor “Inxhinieria e Mbrojtjes në Punë dhe të Mjedisit” patën mundësi të dëgjojnë ligjëratë edukative nga Inxhinierja znj.Besa Tateshi e diplomuar e Biokimisë dhe udhëheqëse e Njësisë për ndotje industriale, pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Studentët u njoftuan në detaje për Legjislacionin aktual në Bashkimin Evropian dhe të Maqedonisë së Veriut, rregulloret bazë në industrinë e përpunimit industrial, mineraleve, industrinë kimike, punën dhe rolin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në këtë drejtim.

Pas ligjëratës u zhvillua një diskutim konstruktiv në mes të studentëve, ligjërueses Besa Tateshi dhe profesoreshës që organizoi këtë ligjëratë, Prof. Urime Demiri Shaipi.

Shprehim mirënjohje të veçantë për znj. Besa Tateshi dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshme që jep për studentët e UNT-së.

By