Shkup, 11.09.2023 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Shkëlqësinë e Tij, Z. Florian Qehaja.

Në takimin e punës ku i pranishëm ishte edhe prorektori për Arsim Prof.inor.dr. Fati Iseni, rektori Zeqiri informoi ambasadorin Qehaja për rritjen e numrit të studentëve me hapjen e degëve të reja studimore si dhe falënderoi për kontributin e tij në drejtim të bashkëpunimit mes universiteteve në dy shtetet fqinje, si dhe me institucionet shkencore dhe kulturore. Të dy palët ishin në pajtueshmëri që avansimin dhe bashkëpunimin e frytshëm dhe raportet e shkëlqyera me shumë universitete në Republikën e Kosovës dhe jo vetëm që në të ardhmen e shpejtë të krijohet erasmusi më i theksuar ndërshqiptar për ngritje të cilësisë.

Ambasadori Shkëlqësia e Tij, Z. Florian Qehaja falënderoi rektorin Prof.dr. Izet Zeqiri për gatishmërinë dhe vullnetin e punës për ngritjen dhe avansimin e arsimit të lartë në vend, duke i dëshiruar mbështetje të plotë institucionale. Pas takimit të punës të të dyja palëve u paraprij Tryeza diskutimit e organizaur mes UNT-së dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në RMV, me temë “Bashkëpunimi bilateral në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

By