Në kuadër të aktiviteteve të shtuara të Fakultetit të posaformuar të shkencave juridike në ambientet e rektoratit u realizua takim pune në mes GIZ-it gjerman (Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe udhëheqësisë së universitetit.

Në takim ku morrën pjesë menaxheri kryesor i GIZ Maqedoni z. Evzi Hani me rektorin e UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga prorektori për marrëdhenie ndërkombëtare Prof.dr. Rizvan Sulejmani, prorektori për shkencë Prof.dr.Bekim Fetai, prorektori për financa Doc.dr. Bujamin Bela, prorektoi çështje arsimore Prof.Inor.dr. Fati Iseni, dekani i Fakultetit juridik Prof.Inor.dr. Argëtim Saliu dhe profesoresha Valbona Hajretin, u diskutua për bashkëpunimin në të ardhmen mes UNT-së dhe GIZ-it gjerman.

GIZ gjerman ofron shërbime në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm dhe punën e arsimit ndërkombëtar, dhe ka për synim formimin e një të ardhme që ia vlen të jetohet në mbarë botën, ndërsa ka mbi 50 vjet përvojë në një larmi fushash, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe promovimin e punësimit, energjinë dhe mjedisin, dhe paqen dhe sigurinë.

By