Në hapësirat e rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u organizua trajnim një ditorë me temë: “EU fondet dhe fondet tjera”.
Prezantues në këtë trajnim ishin z.Aleksandar Krzhalovski, drejtor i Qendrës Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe znj. Valentina Çiçeva koordinatore e programeve pranë kësaj qendre. Seminari kishte për qëllim informimin e stafit akademik dhe administrativ mbi procedurat e aplikimit në projektet e BE-së dhe fondet tjera.