Trajnim një ditor për aplikim në projektet e BE-së dhe fondet tjera, organizuar nga MCMS

Më datë 4 prill në ambientet e rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup do të organizohet seminar një ditor me temë: “EU fondet  dhe fondet tjera”.
Prezentues në trajnim do të jetë z.Aleksandar Krzhalovski drejtor i MCMS-së  dhe znj. Valentina Çiçeva koordinatore e programeve në MCMS.
Seminari ka për qëllim informimin e stafit akademik dhe administrativ mbi procedurat e aplikimit në projektet e BE-së dhe fondet tjera.