Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universiteti i Korçës do të bashkëpunojnë ngushtë në fushat akademike dhe hulumtuese. Për këtë qëllim rektorët e të dy universiteteve, Prof. Dr. Aziz Pollozhani dhe Prof. Dr. Ali Jashari nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mes të këtyre dy institucioneve, gjatë vizitës se delegacionit të UNT-së në Universitetin e Korçës. Rektori Pollozhani në këtë takim ishte i shoqëruar nga Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi dhe Prof. Dr. Sunaj Raimi, që të dy profesor të rregullt pranë fakultetit të shkencave sociale.

Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëpunimin për shkëmbimin e eksperiencave mësimore e shkencore midis të dy universiteteve, me qëllim rritjen e nivelit shkencor e kërkimor, si dhe efiçencës së mësimdhënies, këmbimi i mësimdhënësve dhe studentëve, kurikulave dhe mënyrat e ndërtimit të programeve studimore, organizimi i konferencave, sesioneve e simpoziumeve shkencore të përbashkëta, hulumtimi në kërkimin shkencor për fusha dhe tema të interesit të përbashkët, shkëmbimin e profesorëve për ligjërata në të dy universitetet etj.

Udhëheqësit e të dy universiteteve e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje akademike. Rektori Pollozhani, tha se përvoja që ka Universiteti i Korës është një mundësi e mirë që do të shfrytëzohet nga studentët dhe mësimdhënësit e UNT-së. Ndërkaq edhe Rektori i Universitetit të Korçës, Prof. Dr. Ali Jashari e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje duke theksuar se ata do të jenë të hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat akademike të interesit të ndërsjellë.

30174647_10214095545161630_949220397_o

By