Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, po rrumbullakson procedurën për ndarjen e titullit “Doctor Honoris Causa” nobelistit, prof.dr. Ferid Murad. Pas aprovimit nga ana e organeve kompetente të Universitetit, u vendos që ceremonia e ndarjes së titullit të mbahet me datë 19 qershor në UNT.
Ferid Murad u lind më 14 shtator 1936, në Whiting të shtetit Indiana në SHBA, nga nje familje arsimdashëse, babai i të cilit kishte emigruar nga Llakavica e Gostivarit. Ai është studjues shqiptaro-amerikan i mjekësisë, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi në vitin 1998.
Për suksesin e madh që ka arritur në lëmin e shkencës me karakter shumëdisiplinor, gjatë punës shumëvjeçare dr. Ferid Murad është nderuar me shumë diploma nderi, ka marrë shumë shpërblime dhe është anëtar i një varg shoqatash shkencore e profesionale të institucioneve dhe shteteve të ndryshme me renome e famë botërore.

By