Në ceremoninë e zhvilluar sot në UNT, ju nda çmimi Doctor Honoris Causa, nobelistit me prejardhje shqiptare, Dr. Ferid Murad. Motivacioni i ndarjes së këtij titulli ishte: “Për ti nderuar dhe veçuar ato personalitete të jashtëzakonshme që i kanë dhënë dhe po japin një kontribut të veçantë në shkencë, në arsimin e lartë, dhe që me ekspertizën e tyre kanë bërë ndikim fundamental në progresin shoqëror.”

Në fjalimin e tij përshëndetës, rektori Pollozhani në mes tjerash theksoi: “Dua të shtoj se, nisur nga fakti që Universiteti Nënë Tereza është universitet i ri, me studentë që ashtu si edhe ju para shumë viteve, do të jenë të parët në familjet e tyre me diplomë fakulteti, vizita juaj këtu ka më shumë rëndësi pikërisht sepse ka fuqinë për të motivuar. Na lejoni, që përtej kontributeve tuaj tani më të njohura, këtë kontribut ta konsiderojmë edhe si kontribut themelues të këtij institucioni për çka gjeneratat që vijnë do të jenë mirënjohës.”

Ndërsa laudatori, prof. Dr. Murtezan Ismaili, në fjalimin e tij prezantues për laureatin theksoi: “Ju si studiues i talentuar dhe i gjithanshëm, me origjinë shqiptare, me prejardhje nga fsh. Llakavicë rrethina e Gostivarit, në sajë të rezultateve të mëdha të arritura në shkencë, pa dyshim keni kontribuar edhe në afirmimin dhe ngritjen e autoritetit të kombit dhe të qenies shqiptare së bashku me humanitetin dhe sakrificën e Nënës Terezës, në hapësira akoma më të gjera botërore, kontribut të cilit në këso raste duhet t’i përkulemi”

Vlen të theksohet së ky ishte titulli parë Doctor Honoris Causa i ndarë nga Universiteti Nënë Tereza në Shkup.

DSC_1896 DSC_1890 DSC_1866 DSC_1864 DSC_1857 DSC_1841 DSC_1833 DSC_1810 DSC_1806 DSC_1780 DSC_1752 DSC_1744 DSC_2011 DSC_1956

DSC_1942

DSC_1934

DSC_1908

By