Me keqardhje konstatojmë se televizioni Alsat-M vazhdon me lajme të pavërteta rreth Universitetit “Nënë Tereza”, duke u mbështetur në burime krejt çoroditëse. Lajmin e publikuar në këtë televizion me datë 15 qershor (sot), me titull “UNT-ja me probleme edhe në organet e brendshme”, UNT e demanton si lajm të pavërtetë dhe skandaloz.
Në këtë lajm citohet se Dita Starova Qerimi është anëtare e senatit duke mos qenë e punësuar në UNT. E lartpërmendura nuk është as e punësuar e as nuk është pjesë e senatit të këtij Universiteti. Për këtë mund t’i referoheni linqeve në vazhdim në të cilat janë të listuar anëtarët e senatit dhe profesorët e punësuar në UNT.
Linku 1- Lisa e senatorëve: http://unt.edu.mk/sq/2018/04/13/filloi-konstituimi-i-organeve-te-perhershme-te-unt-se/
Linku 2- Lista e të punësuarve në UNT: http://unt.edu.mk/sq/stafi-akademik/
Gjithashtu edhe lajmi se “Studentët në Senatin e UNT-së nuk janë të përfaqësuar në masën prej të paktën 15 % ashtu siç e parashikon ligji. Nga universiteti pretendojë që në senat ka 1 student që nënkupton përbërje prej vetëm 10% megjithatë Alsat mëson që, në fakt, nuk ka asnjë student.” – është plotësisht i pavërtetë. Në senat, nga 10 anëtarë, 1 është student, gjë që është në përputhje me ligjin në fuqi gjatë periudhës kur është konstituuar senati.
Lajmi tjetër se prof. Bashkim Idrizi është ushtrues detyre dekan, është gjithashtu plotësisht i pavërtetë.