Ne Universitetin “ Nene Tereza” me konference permbyllese u shenua perfundimi i suksesshem i projektit “ Hulumtimi dhe zhvillimi i metodave per percaktim te substancave ndotese te ajrit, ujit dhe tokes”, i finansuar nga Ministria e mjedisit jetesor dhe planifikimit hapsinor. Me punen intenzive te mesimdhenesve te Universitetit tone prof.dr.Sani Demiri, prof.dr.Monika Lutovska, doc.dr. Olga Popovska dhe MSc. Arita Sabriu Haxhijaha si dhe ndihmen profesionale nga shkencetare te institucioneve tjera, u realizuan analiza te tokave te ndotura afer ngrohtoreve dhe shkritoreve, u zhvilluan metoda per analiza te agjenteve biologjik ne ajer dhe mbetjeve kimike ne uje. Metodat qe shprehin qendrueshmeri, mund te aplikohen ne analiza rutinore ne praktiken laboratorike. Ne te njejten kohe me perfshirjen e kuadrit te ri ne hulumtime shkencore mundesohet rritje e potencialit dhe percjellje e njohurive ne gjeneratat e ardhshme te studenteve te universiteti tone. Me kete projekt u zhvillua edhe idea per rritje te vetedijes te njerezit ne aspekt te mbrojtjes se ujit, tokes dhe ajrit.
Per universitetin tone ky projekt ishte sfida e pare dhe do te shenohet ne historine e tij si nje projekt i realizuar me sukses.