Në UNT u promovua libri “Naltësimi i Iskanderit”
Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara me rastin e “Vitit mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriot-Skënderbeut”, UNT organizoi promovimin e librit “Naltësimi i Iskanderit” nga Benjamin Disraeli dhe e përkthyer në Shqip nga z.Mal Berisha, studiues dhe diplomat, ish ambasadorë i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Libri është një vepër letrare që i kushtohet heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Në mes tjerash përkthyesi i veprës, z. Mal Berisha theksoi: “Kjo vepër ka një rëndësi të posaçme pasi shënon një trajtim letrar të temës së Skënderbeut në prozën angleze. Në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, nxjerrja në dritë në gjuhën shqipe e kësaj vepre letrare plotëson dijet tona për heroin tonë, dhe tregon sesa shumë e kanë admiruar të huajt atë, përfshirë figura të tilla si kjo e Benjamin Disraelit.”
Të pranishëm në këtë promovim ishin akademik, profesorë, kritikë letrarë, studentë, etj. Të pranishmit gjithashtu i përshëndeti edhe ministri i arsimit dhe shkencës, z. Arbër Ademi.