Në drejtim të konsolidimit të organeve të saj, dhe në drejtim të kujdesit ndaj të punësuarve në ambientet e tyre të punës, Univesiteti Nënë Tereza në Shkup, ka themeluar kohë më parë Qendrën për mbrojtje nga rreziqet në vend të punës, që bën UNT-në një ndër institucionet e pakta të arsimit të lartë me një qendër të tillë.
Qendra për mbrojtje nga rreziqet në vend punës ka tre objektiva kryesor: identifikimin e rreziqeve në vend të punës, propozimin e masave për parandalimin, minimalizimin apo menjanimin e plotë të rreziqeve në vend të punës, si dhe në raste të caktuara menaxhimin e rrezikut të ngelur.
Detyrë e Qendrës për mbrojtje nga rreziqet në vend të punës është zbatimi i trajnimeve për të punësuarit në fushën e sigurisë, nga ana e personave të autorizuar, që në rastin e UNT-së janë tre ligjëruesit Monika Lutevska, Teuta Jusufi Zenku dhe Zoran Trifunov, që të tre profesorë me orar të plotë në UNT.
Pas trajnimit të të punësuarve, secili prej tyre pajiset me çertifikatë për zbatim të suksesshëm të trajnimit.
Qendra bën matjen e kushteve mikro-klimatike në ambientet e punës të të punësuarve, kabinetet dhe hapësirat ku mbahen ligjeratat, që përfshijnë temperaturën dhe nivelin e lagështisë në vendet e punës, dëmet eventuale fizike, fuqia e ndriçimit dhe zhurmën në ambiente të mbyllura.
UNT ka trajnuar të gjithë të punësuarit në amdministratë dhe stafin akademik, sigurinë e të cilëve, dhe nënkuptohet të studentëve e ka prioritet numër një.