Rektor i Universitetit Nënë Tereza në Shkup, Prof.Dr. Aziz Pollozhani priti në një takim pune ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, E.T. Lazlo Istvan Dux.

Gjatë takimit u diskutua inicimi  i bashkëpunimit të UNT-së me universitete shtetërore në Hungari, dhe institucione tjera të interesit të përbashkët që kanë drejtime të njejta studimi, sidomos ato teknike dhe sociale.

Pollozhani me ambasadorin Ishtvan diskutuan edhe për mundësinë e aplikimit në projekte në kuadër të Programit Erasmus +, me universitetet në Hungari, përmes partnerëve potencial, që kanë për qëllim zhvillimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se një bashkëpunim mes institucioneve të arsimit të lartë mes dy vendeve do të ishte në dobi për të dy palët, dhe do të shpiente kah shkëmbimi i përvojave mes profesorëve dhe studentëve nga dy vendet.

Shkup, 01.02.2019

By