UNIVERSITETI ‘NËNË TEREZA’ NË SHKOLLËN E MESME “KOÇO RACIN” NË VELES

vel

Interesim i madh për programet studimore dhe numër rekord i të regjistruarve nga Velesi në UNT në dy vitet e fundit!

Veles, 04.04.2019  Maturantët e shkollës së mesme “Koço Racin” në Veles, edhe këtë vit u njoftuan me programet studimore të pesë fakulteteve që ofron UNT-ja.

Për kushtet dhe programet e shumta studimore foli Prof.dr. Mustafa Ibrahimi, anëtar i Senatit të UNT-së, i cili para 25 maturantëve dhe profesorëve të këtij gjimnazi, shpalosi në detaje programet studimore dhe kushtet e regjistrimit.

Me këtë rast, prof.Ibrahimi  paraqiti fakte inkurajuese të numrit rekord prej 15 studentëve që janë regjistruar në UNT,  vetëm në dy vitet e fundit.

“Deri më tani, në këtë anë nuk ka ndodhur një gjë të tillë me asnjë gjeneratë. Gëzon fakti se drejtimet që kanë zgjedhur janë impozante: 3 studentë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, 3 studentë në Shkencat Teknike, 3 në Fakultetin e Shkencave Informatike, 1 student në Shkencat Teknologjike dhe 5 studentë në Shkencat Sociale. Padyshim ky numër garanton një të ardhme të ndritur për shqiptarët e Velesit dhe më gjerë dhe kjo garanton se UNT-ja jo vetëm që ofron kushte konform standardeve më të larta, por është edhe institucion për emancipimin dhe ngritjen intelektuale të shqiptarëve të Velesit”, theksoi në fund prof. Ibrahimi.

Në fund maturantët parashtruan pyetje për kushtet, programet dhe çështje tjera që ju intereson, duke marrë përgjigje adekuate. Nga përshtypjet që lënë maturantët, mund të konkludojmë se interesimi për regjistrim, edhe këtë vit do të jetë i madh!

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn