STUDENTËT E FAKULTETIT TË SHKENCAVE TEKNOLOGJIKE VIZITUAN KOMPANINË UKA-KOMERC

cof

Shkup, 02.04.2019 Studentët e Fakultetit të Shkencave Teknologike – programi arsimor Teknologjia Ushqimore,  të udhëhequr nga profesori Rushan Ceka vizituan kompaninë për përpunimin e prodhimeve nga mishi ‘Uka-Komerc’, e cila posedon një gamë të gjerë të produktevet.

Ideja e Universitetit Nënë Tereza është ndjekja e trendeve globale të qasjes më efektive arsimore për përfitimin e dijes në nivel profesional, që mbetet ofrimi i qasjes praktike nga ajo teorike dhe anasjelltas.

Andaj edhe Universiteti Nënë Tereza tashmë ka filluar zbatimin e politikave të tilla strategjike arsimore-akademike për inkorporimin e dijes strukturalisht të kompletuar, për përsosjen e duhur të studentëve.

Fal mikëpritjes nga stafi menaxhues dhe teknologëve të ndërrmarjes Uka-Komerc studentët patën mundësi të shohin nga afër gjithë procedurën e përpunimit dhe paketimit të produkteve të mishit në laboratorët e kësaj ndërmarrjeje të suksesshme shqiptare nga Saraji i Shkupit.

Gjatë vizitës studentët patën mundësinë të përfitojnë njohuri të funksionimit të paisjeve bashkëkohore laboratorike të përpunimit dhe paketimit të mishit.

Diciplina, pastërtia, përgjegjësia, sistemi dhe profesinalizmi në procesit e përpunimit të mishit  ishin temat që diskutuan studentët me teknologët e ndërmarrjes.

Vizita në kompaninë UKA-KOMERC, ub realizua në bazë të memorandumit për  bashkëpunim që UNT e nënshkroi kohë më parë për zhvillimin e pjesës praktike të mësimit në ndërrmarjen UKA-KOMERC, që u mundë[son atyre të jenë kandidatë potencial për punësim në këtë kompani.

 

cof

sdr

cof

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn