Shkup, 17.04.2019 Me rastin e hapjes së sallës promocionale të qendrës shkollore të autokomunikacionit – ‘Boro Petrushevski’, Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, e përfaqësuar nga Fakultetit i Shkencave Teknike mori pjesë në panairin promocional që ishte organazinuar nga nxënësit dhe stafi i qendrës shkollore e autokomunikacionit ‘Boro Petrushevski’.

UNT-ja me anë të pultit të saj promovues në këtë panair prezantoi programet studimore të  pesë fakulteteve ëq ka, me theks të veçantë në Fakultetit Teknik, ku maturantët e kësaj shkolle kanë interes më të madh, për zhvillimin e tyre të mëtejmër profesional.

Në këtë panair UNT mori vlerësimet më të larta nga profesorët, intelektualët, familjarët dhe nxënësit, fal drejtimeve deficitare që i posedon UNT-ja në 5 fakultet përkatese dhe atë të shkencave sociale, teknike, teknologjike, informatike dhe të artitekturës.

UNT-ja e përfaqësuar nga profesorët Olivera Petrovska, Jovan Hristovski, Agim Jusufi dhe Ariton Rama nga sektori për kominikim me publikun   si dhe studentët Nikola Simeonovski, Nesud Latifi që ishin pjesë e pultit, që ofruan informacione mbi ecurin dhe punën e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup.

57442666_2188974251209996_4452950272049676288_o

By