Shkup, 22.04.2019  Fakulteti i Shkencave të Informatikës pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, përmes një seminari të zhvilluar në hapësirat e UNT-së shënoi Ditën e Kreativitetit, ku pjesëmarrës ishin profesorë universitar dhe ekspertë nga fusha të ndryshme.

Trajnimi që u realizua nga profesoresha Arjeta Spahiu e cila është trajnere e çertifikuar me përvoj mbi njëzet vjeçare, kishte temën “Kreativiteti dhe Inovacionet”.

Kreativiteti dhe punëtoritë e inovacionit ofrojnë një qasje dhe strukturë për zhvillimin e aftësive të kreativitetit dhe menaxhimin e procesit të inovacionit, për të ndihmuar në krijimin e një vlerë të re inovative dhe kreative.

Mësohet një qasje shumë-disiplinore ndaj kreativitetit dhe inovacionit bazuar në të menduarit “out-of-the-box” dhe qasjen dhe zgjidhjen kreative të produkteve teknologjike dhe ofertave të biznesit.

Kreativiteti dhe trajnimi i aftësive të inovacionit u realizua me objektivat: Zhvillimi i mentalitetit, aftësive dhe mjeteve të njerëzve shumë kreativ në shkencë, teknologjitë informative dhe biznes e art, zbulimi i kapacitetit natyror për kreativitet përmes një sërë aktivitetesh që do të apelojnë në të dy anët e trurit, shqyrtimi i disa nga strategjive të të menduarit të inovatorëve në biznes, art dhe shkencë, dhe si mund të zbatohen këto strategji në punën e përditshme.

Temat e trajnimit përfshinë: Kuptimin e shkencës së krijimtarisë kreative, parimet dhe praktikat e krijimtarisë që rrjedhin nga biznesi, arti dhe shkenca, tejkalimi i tiranisë së frikës, perfeksionizmit dhe kritikës si dhe një qasje e të menduarit në tërësi ndaj kreativitetit dhe inovacionit

Në fund të seminarit që u organizua nga prorektori për shkencë Prof. Dr. Bekim Fetaji dhe u.d. dekan i Fakultetit të Shkencave të Informatikës, Prof. Dr. Stojan Kitanov,   dhe pas trajnimit nga ana e profesoreshës Arjeta Spahiu, stuentëve iu ndanë çertifikata.

2q

By