Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot promovoi librin më të ri ‘Rrëfime Filozofike’ të Prof. Dr. Sunaj Raimit, profesor dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, pranë UNT-së.
Libri ‘Rrëfime Filozofike’ i trembëdhjeti me radhë i Prof. Dr. Sunaj Raimit, për recensentë kishte Doc.dr. Hajdin Abazi, nga Universiteti AAB nga Prishitina, dhe Doc. Dr. Avni Avdiu, nga UNT Shkup.
Doc. Dr. Avni Avdiu në fjalën e tij për librin tha se ishte magjepsur me stilin e lehtë dhe të këndshëm të shkrimit, që paraqet një projekt shumë interesant dhe të suksesshëm, për faktin se autori arrin që në mënyrë karakteristike të riaktualizoj personalitete të famshme të historisë, filozofisë, reformatorë, dijetarë, të cilët në kohën tonë më të re, sikur janë haruar, tha Avdiu.
Doc.dr. Hajdin Abazi, nga Universiteti AAB nga Prishitina vlerëson qasjen në këtë vepër si intriguese, pasi që autori shpërfill shabllonet bashkëkohore të stërngarkuara me pedantizëm akademik, duke i zëvendësuar ato me një stil të hareshëm të të shprehurit.
Autori i librit, të trembëdhjetë me radhë Prof. Dr. Sunaj Raimi I cili njëkohësisht ësht dekan I Fakultetit të Shkencavetë Sociale në UNt në fjalën e tij tha se ‘Ky libër ka për qëllim që ta zgjoj interesimin për filozofinë dhe anegdotën filozofike te lexuesit e rinj, në një kohë kur globaliozimi dhe hovi tekniko-teknologjik i modernitetit, filozofinë e ka margjinalizuar si diçka antike, të vjetëruar’.
Ai shtoi se ka për synim që ta senzibilizoj lexuesin e ri që përmes mesazheve trasfilozofike të fabulave në libër, lexuesi ta kap mesazhin fikozofik duke e shfytëzuar atë në situata të caktuara jetësore, si një mësim praktik në përditshmëri.
Botues i Librit ‘Rrëfime Filozofike’ të Prof. Dr. Sunaj Raimit është Klubi i shkrimtarëve ‘Jehona e Karadakut’ nga Kumanova, ndërsa u promovua në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup.