Shkup, 15.05.2019 Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Teknike, programi studimor ‘Inxhinieri makinerike dhe menaxhment’, realizuan mësim-terreni në kompaninë Arcelor Mittal në Shkup.

Vizita u realizua në kuadër të mjeteve të lëndës ‘Moulding tools me formësim’, në semestrin e katërt, që e ligjëron profesoresha Doc. Dr. Daniela Mladenovska.

Me këtë rast studentët drejtpërdrejt u njoftuan me procesin prodhues të kësaj kompanie, që është e para në botë për prodhimin e çelikut, dhe e cila në nivel global punëson 400.000 punonjës.

Në të njëjtën kohë, u prezantuan edhe praktikat e tyre në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, që ishin në nivel jashtëzakonisht të lartë.

Nikoqirët  njoftuan studentët e UNT-së edhe me shkollën e verës për studentët, për të cilën afati rregjistrues vlen deri më 5 qershor 2019 (e-mail: HRJobs.Skopje@arcelormittal.com).

Pjesëmarrrësve në këtë shkollë verore u mundësohet të punojnë me mentor, përgatitjen e një projekti individual, dhe për studentin më të mirë kompania ndan çmim në vlerë prej 500 euro.

Flaerë me të gjitha informacionet në lidhje me këtë program janë shpërndarë në të gjithë universitetin.

viber image 2019-05-15 , 12.36.45 viber image 2019-05-15 , 12.36.58 viber image 2019-05-15 , 12.36.49

 

By