Shkup, 27.05.2019 Aktiviteti i studentëve të programit ‘Studime Evropiane’ të UNT-së, që u zhvillua në kuadër të muajit evropian, arrin në lajmet e manjatit mediatik evropian Euronews.

“Simulim i Samitit të 20 dhe 21 qershorit 2019, të Këshillit Europian”, i organizuar nga profesoresha Drenusha Kamberi, morri vëmendjen e medias evropiane pasi aty u diskutua mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e Kritereve të Kopenhagës, dhe sipas roleve, në tyezën e rrumbullakët një student përfaqësonte një shtet anëtar, ndërsa në tavolinën kryesore u simulua presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, ai i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe përfaqësuesi i Rumanisë, e cila ka presidencën e BE-së, ndërsa vendimin e tyre e priste Zëvendëskryeminstri për çështje evropiane, Bujar Osmani, i cili u përgjigj pozitivisht ftesës së studentëve të UNT-së, që të merr pjesë në këtë simulim.

Pas mbledhjes studentët e UNT-së i ‘dhanë’ datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Qëllimi kryesor i dhënies së datës, sipas studentëve, ishte parandalimi i ikjes së të rinjve nga vendi.

Më poshtë ju ftojmë të ndiqni lajmin e  gazetarit Borjan Jovanovski , të cilin e falënderojmë për për këtë reportazh të mrekullueshëm.

By