Shkup, 29.05.2019 Studentët e UNT-së, nga programi i studimit “Dizajnim dhe modelim tekstili” nën kudesin e mentorit të tyre, profesoreshës Nevenka Todorovska, realizuan një defilim të quajtur “Illuminated Deconstruction” (Dekonstruktimi i Ndriçuar).
Defilimi, i cila u zhvillua më 21.05.2019, nga ora 16.00- deri në orën 19.00, filloi nga Rektorati i UNT-së, vazhdoi nëpër ‘Parkun e Gruas’ dhe përfundoi në Sheshin e Shkupit.
Studentët që kishin veshur kreacionet e tyre parakaluan nga Porta e Maqedonisë, ndërsa prezantimin përfundimtar – performancën e zhvilluan rreth Monumentit në Sheshin kryesor. E gjithë ngjarja u përcjell nga kalimtarët e rastit dhe turistët, tek tëcilët ky paradim nxiti vëmendje, parashtruan pyetje dhe realizuan fotografi me studentët.Gjatë eventit u lëshuan video dhe fotografi përmes mediave sociale, të ndjekur nga më shumë se 10,000 pasues.
Kostumet janë bërë nga studentët e drejtimit ’Tekstil, Dizajn dhe Modelim’, në Fakultetin e Shkencave Teknologjike pranë UNT-së.
Në defilim morrën pjesë 20 studentë, si dhe studentë me kohë të pjesshme të modës. Parada mundësoi jo vetëm zhvillimin e një shprehjeje të re të performancës së lëvizjes së qendrës së qytetit, por edhe promovimin e Fakultetit të Shkencave Teknologjike të UNT-së.