Doc. Dr. Stojan Kitanov vizitoi Universitetin e Klagenfurtit në Austri

Profesori i UNT-së Doc. Dr. Stojan Kitanov në kuadër të programit për mobilitet të stafit akademik të Erasmus+ vizitoi Universitetin e Klagenfurtit në Austri. Së bashku me kolegët ai diskutoi për teknologjitë dhe metodat më të reja dhe inovative për mësimdhënie, gjithashtu diskutuan edhe për projekte të ardhshme hulumtuese me interes të përbashkët.