Shkup, 25.09.2019 Në kuadër të projektit Erasmus+, dje në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, qëndruan nxënës të shkollave të mesme nga vendi, përkatësisht nga Shkolla e Mesme Komunale “Sami Frashëri” nga Kumanova, si dhe gjimnazistë nga Gjermania dhe Spanja, të cilët ndoqën ligjeratë nga znj. Zhaklina Geshtakovska  me titull “Digjitalizimi-Unë-Të jetuarit” që ka të bëj me barazinë gjinore dhe arritjen më të shpejtë të saj përmes përdorimit të teknologjisë moderne, aplikacioneve dhe telefonave të mençur.
Gjimnazistët  u mirëpriten nga prof. dr. Bekim Fetaji dhe udheheqësi i njësisë për E-Index MSc. Arbnor Rushiti.
Gjatë ligjeratës me gjimnazistët i pranishëm ishte edhe drejtori i Shkollës së Mesme Komunale “Sami Frashëri” nga Kumanova m-r Afrim Aliti u zhvillua një seancë e pyetje-përgjigjeve se si të arrihet barazi e plotë mes gjinive në të gjitha sferat e jetesës duke përdorur teknologjinë.
DSC_0639
DSC_0629
DSC_0630
DSC_0637
received_626168634575149

By