Shkup, 01.10.2019 Me një ceremoni solemne Univerziteti Nënë Tereza në Shkup sot shënoi fillimin e vitit të ri akademik 2019/2020, për gjenaratën e katërtë studentëve që arriti numrin rreth 700, dhe me këtë UNT momentalisht ka mbi 2000 studentë, që studIojnë në 5 fakultetet e tij.
Në ceremoni ku mysafirë nderi ishin ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Shkup Shkëlqesia e Tij z. Milan Jazbec, rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, prof. dr. Aziz Pollozhani ju uroi mirëseardhje studentëve të rinj të UNT-së, të cilët sot fillojnë rrugëtimin e tyre për tu bërë qytetarë akademik, dhe nesër kur ata të diplomohen të japin kontributin e tyre për një shoqëri më të mire, dhe për një shtet më të mirëqenë dhe më të zhvilluar.
Pollozhani, duke ju drejtuar studentëve në sallën e stërmbushur, me ç’ rast gjysma e tyre nuk mund të ndiqte nga brenda ceremoninë, tha se dëshmi më e mire se projekti i universitetit të vetëm publik në gjuhën shqipe në Shkup është i suksesshëm, është vetë interesimi i madh i të rinjve që kanë përzgjedhur UNT-në për tu formuar si intelektual dhe profesionistë, me ç’rast inkurajoi qeverinë që të përshpejton procedurat për dhënien e lejes për ndërtimin e Kompleksit Universitar, që do të ndikonte në formim edhe më të mire të studentëve dhe krijimin e kushteve optimal për studim.
Mysafiri I nderit në ceremoni, Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Arbër Ademi, falënderoi për ftesën që i është bërë të merr pjesë në këtë ditë të rëndësishme për UNT-në, uroi studentët të kenë shëndet dhe suksese në studime, dhe ritheksoi vullnetin e qeverisë për ti dale në ndihmë UNT-së në ndërtimin e Kompleksit Universitar, për të cilën gjë tha se është çështje kohe, dhe shumë shpejtë do të përfundojnë procedurat administrative për fillimin e ndërtimit të tij.
Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Shkup Shkëlqesia e Tij z. Milan Jazbec, me studentët ndau përvojat e tij personale gjatë viteve të studimit, duke këshilluar ata që periudhën katër vjeçare të studimeve ta shfrytëzojnë në mënyrën më të mire të mundshme, pasi siç u shpres, nuk ka force më të madhe se sa vetë dituria, sepse me dituri arrihet çdo qëllim.
Gjatë ceremonisë UNT prezantoi para studentëve të rinj, pesë dekanët e UNT-së, dhe atë: dekanin e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Pr. Dr. Zekirija Idrizi, dekanin e Fakultetit të Shkencave të Informatikës, Prof. Inor. Dr. Aleksandar Dimovski, dekanin e Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. Inor. Dr. Agim Mamuti, dekanin e Fakultetit të Shkencave Teknologjike, Doc. Dr. Sani Demiri dhe dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Dr. Sunaj Raimi.