Shkup, 22.10.2019 Për të tretën herë me radhë Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, të premten, më 25 nëntor 2019, organizon Konferencën tradicionale ndërkombëtare me temë “Drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, ku të ftuar janë rektorë, profesorë, ekspertë të njohur të fushës nga Shqipëria, Kosova,Kroacia, Hungaria, Shtetet e bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Japonia.

Konferencën do ta shpallë të hapur Rektori i UNT-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani, ndërsa do ta moderon prorektori për shkencë i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji.

Të pranishëm do të jenë Ministri i Arsimit dhe Shkencës Dr. Arbër Ademi, I cili edhe është një nga mbështetësit financiar të kësaj konference, Ministi i Sistemit politik, Sadulla Duraku, Ministri i Inovacionit i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Muzafer Shala dhe Drejtori i Bordit të Drejtorëve të EVN Maqedoni, z. Shtefan Peter .

Në pjesën e parë të konferencës që do të zhvillohet në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, do të ketë paraqitje Rektori i Universitetit ‘Marin Barleti’,  Prof. Dr. Marenglen Spiro, Prof. Dr. Keiichi Kaneko profesor nga Universiteti i Tokjos, znj. Arijana Koskarova, nga agjencioni Creative Hub, Andrew Goodspeed, profesori nga Universiteti Sasssari nga Sardenja e Italisë Prof.Dr. Migheli Quirico etj.

Qëllimi i konferencës është gjetja dhe shfrytëzimi i resurseve plotësuese për një zhvillim më të qëndrueshëm, dhe si rrjedhojë krijimi i kushteve për një shoqëri më të zhvilluar dhe jetë më të mirë të qytetarëve. Zhvillimi i qëndrueshëm është zhvillim që adreson nevojat e të tashmes pa kompromentuar aftësinë e gjeneratat e ardhshme që të mund të adresojnë nevojat e tyre.

Temat që do të shtjellohen në konferencë janë ekonomia, ekologjia dhe planifikimi hapësinor, edukimi dhe shkenca, dhe teknologjitë për informim dhe komunikim.

Të premten rektori i UNt-së Prof. Dr. Aziz Pollozhani me mysafirin special në Konferencë, rektorin e Universitetit të Sassarit nga Italia do të nënshkruaj Program studimi të Dyfishtë ndërmjet Universitetit të Sassarit, Itali dhe Universitetit Nënë Tereza në Shkup,Republika e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht “Master në Menaxhimin e Migracionit’, ku pjesëmarrës do të jetë edhe Ambasadori i Republikës së Italisë në Shkup, Shkëlqësia e Tij,  Z.Carlo Romeo.

By